“Bullgaria nuk ka për qëllim të mbajë bisedime të reja për tekstin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Maqedoninë”, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva në intervistë për “Televizionin kombëtar bullgar”.
Zaharieva theksoi se marrëveshja u themelua në Deklaratën e vitit 1999 dhe se në të janë ndërtuar mekanizma për ndjekjen e ndryshimit të saj. Ajo theksoi se komisioni ektern do të punojë në përmirësimin e programeve arsimore në bazë të burimeve historike legjitime.
Në lidhje me kërkesën e VMRO-DPMNE-së që të njihet ekzistenca e pakicës maqedonase në Bullgari, ajo theksoi se Bullgaria nuk mban bisedime me partitë politike, por me qeverinë./InfoShqip.com










