Marrëveshjet që i arritën sot liderët urgjentisht në seancë të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pasdite do të konvokojë seancë të re në të cilën në rend dite do të jenë zgjidhjet ligjore që u dakorduan në pjesën e paradites në takimin midis katër liderëve të partive më të mëdha në vend.

Nëse pasdite arrihet marrëveshje edhe për referendumin, pritet që në rend dite të kësaj seanca të jetë edhe Propozim vendimi për shpalljen e referendumit, i cili sipas informatave të MIA-s, do të mbahet më 30 shtator.

Nga Kabineti i Talat Xhaferit konfirmojnë se pasdite ai do të caktojë seancë të re, por kanë lënë hapësirë lidhur me vendimin për shpalljen e referendumit, sepse ende nuk dihet nëse kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të arrijnë njëfarë marrëveshjeje ose harmonizim lidhur me referendumin për çështjen për emrin.

Nëse sot nuk vendoset në rend dite pika për shpalljen e referendumit, atëherë seancë të re Xhaferi do të mund të thërrasë për të shtunën.

Katër liderët në pjesën e paradites në takimin e sotëm të tretë me radhë në Klubin e deputetëve konfirmuan se kanë arritur marrëveshje për ligjin për financimin e partive politike, Ligjin për Qeveri gjegjësisht se kanë arritur marrëveshje për qeveri teknike para çdo zgjedhje sipas Konceptit të Përzhinës dhe për KSHZ-në.

Paraprakisht edhe Zaev edhe Mickoski i konfirmuan këto marrëveshje të arritura në takimet, ndërsa lideri i partisë opozitare tha gjithashtu se u janë dhënë drejtime koordinuesve të grupeve të deputetëve që ajo që është dakorduar të vendoset në tekst ligjor dhe të dorëzohet deri në Kuvend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu