Martesa zgjati 44 ditë, aktorja e njohur turke nis procedurat e divorcit

Martesa e aktores turke Merve Bolugur dhe Mert Aydın zgjati vetëm 44 ditë. Dyshja turke vendosën të divorcoheshin pasi u martuan më 2 tetor. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja në “Instastory” ku shkruan: “Nuk funksionoi, faleminderit… Kjo është jeta… Fat i mirë për Mert. Faleminderit për ditët tona të bukura.”

Mert, i cili tha se kishte një mosmarrëveshje me Bolugur, filloi procedurat e divorcit. Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015. Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu