Në një çast të mbushur me ndjenjë dhe simbolikë të thellë, Teuta Rugova, vajza e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kurorëzuar dashurinë e saj me Agron Gjeloshin, duke i thënë “Po” përjetësisë.
Ceremonia e martesës është mbajtur në rezidencën historike të Prishtinës dhe është përmbyllur nga kryetari i komunës, Përparim Rama.
Pamjet e publikuara dëshmojnë një atmosferë të mbushur me elegancë, finesë dhe emocione të thella, duke e kthyer këtë dasmë në një bashkim ku historia, trashëgimia dhe dashuria ndërthuren në një kapitull të ri për familjen Rugova.