“Masa të një Qeverie mafioze”, kështu i cilëson VMRO-ja masat e reja ekonomike të ndërmarë nga qeveria

VMRO-DPMNE-ja kritikon masat e reja ekonomike të propozuara nga Qeveria. Sipas liderit të saj, Hristijan Mickoski këto masa janë masa të një Qeverie mafioze e cila futet në borxh për të dal nga kriza.

Mickoski pakon e katërt e cilësoi si të vonuar dhe dëshmi për tre pakot e dështuara paraprakisht. Sipas tij, Qeveria për 3 muaj ka rritur borxhin publik për 1 miliard euro, ndërsa zhvillimi industrial, projektet kapitale dhe shkëmbimi ekonomik kanë shënuar rënie drastike.

“Pakoja e katërt ekonomike është thirrje për t’u shpërqendruar vëmendja nga problemet reale. Mafia do të bëhet më e pasur, ndërsa populli më i varfër. Tre pakot e deritanishme ishin keq të menaxhuara për të menaxhuar krizën ekonomike, ndërsa qëllimi i tyre ishte blerja e votuesve para zgjedhjeve. Dëshmi për këtë është që përjashtim kartelave pagesore të cilat u bënë për t’i blerë zgjedhjet, të gjitha masat tjera ekonomike mbetën të parealizuara. Rezultatet e tre masave të para është rënia e zhvillimit industrial, rënia e eksportit dhe importit në çerekun e dytë me tendencë për të vazhduar edhe tani si dhe rritja e borxhit publik për 1 miliard euro vetëm për një çerek”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.


1 Koment

  1. flm i madheje o gjenerali i ueshtris se vdekur . me gjith respektin qe kam per uqk- edhe vete jam veterani i rregullet edhe vellau e motra e adem jashari u tradhtuan nga nga gjeneralet e vet shpallur . une kam dy vlera 1992 kushtetuten e kaqanikut edhe uqk- deri ne perfundim , dota mbroij me sinqeritet , me vler kombetare e vetmeja levizje qe sot pareti lvv- me albinin doti vlerson ushtaret e rregullet te luftes e te liris . ju luftuaet per para merreni paret e shkoni bleni nje vende ku blehet me pare , ju luftuaet per pasuri ju vraet kundershtaer e jo serb ju ishit malltrafaz te kohes , kosova e albinit e uqk-se kosoven e popullit aleaet amerika- edhe bashkimi evropian ato bombaerdime nuk u ben per ty gjenerael as per uqk-n u ben nga ato masakera nga ata civil nga ato qe sot jan deshmi pa dore e pa kembe e pa sy e pa familje – respekt ati qe ra per lirin e keti vendit resp vetrani i uqk-se respek per vella e moter qe u flejuaen per ta gezuaer lirin ….. sot ju gjeneralet hajdutet poletikait i keni te gjitha villa gjipa gra , pasuri schwalerka u verbofeshin syet…..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu