MASH do të propozojë pako arsimore, vendimi për maturën shtetërore gjatë këtyre ditëve

Gjatë këtyre ditëve do të sillet vendimi për maturën shtetërore dhe do të propozohet pako arsimore me masa që duhet të realizohen gjatë kësaj periudhe, paralajmëroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Siç ka njoftuar edhe në raste të tjera, për maturën shtetërore në lojë janë dy opsione.

“Gjatë këtyre ditëve mbetet të sillet vendim rreth kalimit të maturës shtetërore, për të cilën ekzistojnë dy opsione. Testim në qershor ose shfuqizim të këtij detyrimi për këtë gjeneratë”, tha Ademi, njofton TV21.

Ai ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe do të propozohet edhe pako arsimore.

“Ajo që do të diskutohet gjatë seancave të ardhshme qeveritare, është një plan konkret për pako arsimore me masa që duhet të ndërmerren gjatë kësaj periudhe”, tha Ademi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu