Mediat amerikane kanë raportuar për një ngjarje jo edhe aq të zakonshme në bankën “Citizens Bank” afër Tennersville.
Bëhet fjalë për një tentim vjedhje, e bërë nga dy gra të cilat ishin veshur me rroba dhe shami të murgeshave.
Siç bëjnë të ditur mediat amerikane, njëra prej tyre madje ka nxjerrë një revole, duke i kërkuar njërit nga punëtorëve të bankës para.










