Matoshi ‘shpërthen’ ndaj Ramës pas deklaratave për Kurtin

Ish-deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, i cili kritikonte kryeministrin Albin Kurti për mungesë kontributi në luftën çlirimtare dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si dhe për, sipas tij, dështime në qeverisje dhe zhvillim ekonomik.

Në reagimin e saj, Matoshi e ka kundërshtuar ashpër këtë qëndrim, duke e akuzuar Ramën për përfshirje në “pazare politike” dhe për sulme të padrejta ndaj figurave të UÇK-së dhe familjeve atdhetare.

Ajo ka theksuar se deklaratat e tilla janë propagandë politike dhe ka kritikuar diskursin e përdorur, duke e quajtur të papranueshëm dhe të dëmshëm për debatin publik në vend, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

“Paramendo paska mbet Përpi me fol për Albinin e UÇK-në!

Heej, Perpi, që rrin tu bo pazare me PDK e tu i përzon drejtorat e LDK-së, edhe tani i del kohë me sha Albinin.

Ngom ti pazargji, krejt Kosova e din që Albini në lufte u kon me Adem Demaçin. Hajde kallxona ku je kon ti? Tu chillit n’Londër njueri ua?

Duhesh me kon fort sharlatan me mbrojt saminë e me sha Albinin.

Qu kape fshisen se na ka mlu bërllogu, mos u merr me sporte t’kategorisë t’rond, se pendël je ti!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu