Mbappe bëhet objektivi kryesor i Manchester Unitedit

Klubi anglez, Manchester Unitedi e ka bërë objektiv kryesor të verës së ardhshme sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Mbappe ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimit, me një largim nga PSG, pasi kontrata e tij skadon në vitin e ardhshëm.

Real Madridi mendohet se po mban nën kontroll situatën e fenomenit 22-vjeçar dhe një transferim në Santiago Bernabeu është më i munduri.

Megjithatë, Los Blancos pritet ta kenë një rival të fortë për transferimin e Mbappes.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, Manchester United ka shtuar Mbappen në listën e tyre të synimeve për vitin 2022.

Ai është në listën e dëshirave të Djajve të Kuq pasi ata planifikojnë transferimin e një ‘emri të madh’ përpara verës së ardhshme.

Kontrata e Edinson Cavanit skadon verën e ardhshme dhe Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm të eksplorojë opsionin për blerjen Mbappes si lojtar i lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu