Mbappe është lojtari i parë në historinë e PSG-së që shënon 5 gola në një ndeshje

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka vendosur një tjetër moment historik. Duke shënuar një 5 gola në 1/16-finalen e Coupe de France me skuadrën Pays de Cassel, Mbappe u bë lojtari i parë në historinë e klubit parizian që shënon pesë gola në një ndeshje zyrtare.

Mbappe, 24 vjeç, i cili e nxori PSG-në për herë të parë sot në fushë me shiritin e kapitenit, shënoi tre gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën.

PSG ka mposhtur skuadrën e ligës së gjashtë me rezultat 7:0.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu