Mbappe i vardiset Real Madridit, zihet duke e shikuar në telefon ndeshjen e tyre ndaj Atletico Madridit

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është zënë ‘mat’ duke shikuar ndeshjen e Real Madridit ndaj Atletico Madridit në kuadër të Copa del Rey.

Të gjithë futbollistët e Paris Saint-Germain ishin të pranishëm mbrëmjen e të enjtes në “Pavillon Gabriel” në Paris për galanë bamirëse të Fondacionit ‘Strong3r’.

Megjithatë, Mbappe nuk e kishte mendjen aty dhe i kushtonte më shumë vëmendje diçka tjetër.

Francezi i ulur pranë ish-lojtarit të Real Madridit, Achraf Hakimi, i kushtoi më shumë vëmendje asaj që po ndodhte në derbin e Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Atleticos sesa galas bamirëse.

Imagjinata që e kapi ishte krejtësisht e pafajshme. Në një ‘story’ në Instagram që tregonte imazhe nga gala mbrëmja, Mbappe u shfaq ulur në tavolinë ndërsa shikonte celularin e tij, siç bëjnë shumë tifozë të futbollit gjatë vakteve apo darkave familjare apo miqsh.

Klipi zgjati mezi një sekondë, por ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të kuriozitetit të imazhit dhe faktit morbid që sulmuesi francez ndjek lojërat e Los Blancos, pavarësisht se ai refuzoi një transferim në Santiago Bernabeu në verë. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu