Mbërrin në Turqi anija e parë me grurin ukrainas

Anija e parë që transporton grurin ukrainas për tregjet botërore kaloi në Detin e Zi pranë brigjeve të Turqisë të martën përpara se t’i nënshtrohet inspektimit të planifikuar të mërkurën (3 Gusht) në mëngjes.

Anija Razoni me flamurin e Sierra Leones, u nis nga porti ukrainas i Odesa-s të hënën (1 Gusht).

Nisja e anijes të hënën nga porti ukrainas i Odesa-s për në Liban nëpërmjet Turqisë, sipas një marrëveshjeje kalimi të sigurt të 22 korrikut, ka rritur shpresat për shtimin e eksportit të drithit, gjë që mund të ndihmojnë për zbutjen e krizës globale të ushqimit.

Turqia pret që afërsisht një anije me drithëra të niset nga portet e Detit të Zi të Ukrainës çdo ditë për sa kohë që marrëveshja e kalimit të sigurt mbetet në fuqi, tha të martën një zyrtar i lartë turk.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë këtë vit për shkak të luftës në Ukrainë.

Lundrimi i së hënës u bë i mundur pasi Turqia dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për eksportin e drithërave dhe plehrave kimike midis Rusisë dhe Ukrainës, një përparim i rrallë diplomatik në mesin e një konflikti ushtarak midis dy palëve./KlanNews/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu