Mbështetësit e Ali Ahmetit do të shkojnë në Çegran, mbështetësit e Musa Xhaferit në Manastir

I ashtuquajturi grupi i “Zjarrit” i prirë nga Musa Xhaferi sonte përmes nënkryetarit Izet Mexhiti kanë njoftuar për një takim me strukturat e partisë në Manastir ndërsa nga ana tjetër BDI e udhëhequr nga kryetari historik i saj Ali Ahmeti do të nisin takimet në teren duke filluar nga fshati Çegran i komunës së Gostivarit, shkruan Top24.

Të dy grupet kanë njoftuar në FB takime, por tani votuesi dhe mbështetësit e vërtetë të Ali Ahmetit do të duhet të zgjedhin mes tubimit të Musa Xhaferit dhe atij të Ali Ahmetit.

Tubimi i Ali Ahmetit në fshatin Çegran do të mbledhë aty mbështetësit e Ahmetit ndërsa mbështetësit e Musa Xhaferit do të marin pjesë në takimin e Manastirit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu