Mbështetje e fuqishme për perspektivat e vendit në takimet e Zaevit në Munih

Konferencën e Sigurisë në Munih kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar në takimet dypalëshe kanë marrë mbështetje të fuqishme dhe perspektiva të hapura për Republikën e Maqedonisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Kryeministri Zaev, i cili është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Nikolla Dimitrov, paradite patën takim me senatorin amerikan Xhejms Rish, i cili njëherit është edhe kryesues me Komitetin për Punë të Jashtme në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Senatori Rish në takimin kryeministrit Zaev dhe anëtarëve të delefacionit të vendit tonë u ka uruar në meër të vet, dhe në emër të Komitetit për Punë të Jashtme në Senatn e SHBA-sëm dhe në emër të popullit amerikan për procesin e përfunduar me sukses për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, i cili ishte parakusht dhe hap historik për hapjen e procesit të ratifikimit të Protokollit për aderim në NATO, si aspiratë strategjike e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson pres shërbimi qeveritar.

Zaev në takim e ka theksuar përcaktimin e vendit tonë për kultivimin dhe përforcimin e miqësisë strategjike me SHBA-në, tani dhe së shpejti si dy anëtare të plotfuqishme të NATO-s.
Në Konferencën E Sigurisë në Munih kryeministri ka realizuar takime edhe me Alan Dankan, ministrin për Evropë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut.

Në takimin, siç kumton pres shërbimi qeveritar, ishte theksuar se Britania e Madhe mbetet edhe më tej mik i sinqertë dhe mbështetës i politikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ishte konfirmuar edhe me vizitën e kryeministres Tereza Mej në vendin tonë në një periudhë kyçe për mbylljen me sukses të negociatave me Greqinë dhe në negociatat për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu