Statistikate zyrtarare bëjnë të ditur se mbi 30 pjesëtar të forcave të policisë dhe ushtrisë, pjesëmarrës në luftën e vitit 2001 kanë kryer vetëvrasje, njofton agjencia e lajmeve INA. Traumat, stresi, rikujtimi i momenteve të luftës dhe faktorë tjerë të ndryshëm kanë ndikuar që ata ti japin fund jetës.
Nga ana tjetër, asnjë pjesëtar i UCK-së apo edhe civil që kanë qenë pjesë e luftës së vitit 2001 nuk janë përfshirë në dukurinë e vetvrasjeve.
Psikologët shqiptarë kanë vlerësuar se kjo dukuri nuk ka ndodhur tek shqiptarët për faktin se ata janë mbrojtur nga sistemi i vlerave fetare dhe kombëtare, të cilat janë të mbjellura thellë në kodin e tyre psikologjik.
Por, edhe pse luftëtarët dhe idealistët, shpëtuan nga lufta ata i vrau regjimi maqedonas, në të cilin ishin pjesëmarrës edhe politikanët shqiptarë.
Agjencia e lajmeve Ina ju sjellë disa nga emrat e luftëtarëve dhe komandatëve të vrarë pas përfundimit të luftës së vitit 2001.
1 ) Lefter Goxhaj Komandant Teli – 32 vjeç,
2 ) Arben Bajrami,24 vjeq nga Shkupi,
3 ) Ndriçim Koxhaj-30vjeq nga Librazhdi,
4 ) Abaz Beqiri-42 vjeq nga Maqedonia,
5 ) Pajtim Roci-21 vjeq nga Shqipëria
-Tradhëtia vazhdonte dhe me 09.07.2003 në një Lagje të Shkupit Vriten 5 veta, pesë të tjerë plagosen:
1 ) Ridvan Neziri-Hoxha
2 ) Enver Fazliu
3 ) Jeton Fazliu
-Neziri dhe një viktimë tjetër kanë mbetur të vrarë në vend ndërsa tre të tjerë, përfshir një fëmijë tre-katër vjeç nga plagët e marra kanë vdekur në spital.
-Tradhëtia dhe kurtha dhe vrasja,e Nuri Marazit-komandant Struga me 11 korrik 2005
-Tradhëtia,kurtha dhe vrasja e Harun Aliu, komandant Kushtrimit
me 12 maj 2010:
1 ) Harun Aliu-Kushtrimi
2 ) Xhafer Shala
3 ) Qemajl Fejzullahu
4 ) Shaban Zenuni
Rasti i Grupit të Kumanovës:
U ftuan,tradhëtuan e u vran,me 09-10 maj në Lagjen e Trimave, në Kumanovë 10 Dëshmorët e Kombit, dhe 37 u Burgosen.
1 ) Mirsad Ndrecaj-NATO
2 ) Beg Rizaj-BEGU
3 ) Xhafer Zymeri
4 ) Arben Rexhaj
5 ) Fatlum Vishesella
6 ) Hysen Rushiti
7 ) Valon Kabashi
8 ) Nysret Kaloshi
9 ) Samit Kastrioti
10)Turgaj Gashi
Tradhëtia,kurtha dhe vrasja e Xhemail Rexhepi-Shqiponja i vrarë në Kumanovë,me 23 korrik 2015
Nuk duhet harruar se një pjesë e ushtarave vazhdojnë të mbahen burgjeve të Maqedonisë në procese të montuara gjyqësore, ndërsa një pjesë ka gjetur vdekjen në mungesë të kushteve elementare për jetë. (INA)