Gjysmë milioni qytetarë të vendit, ndonëse të punësuar, konsiderohen të varfër. Këtë informacion alarmues për Alsat e zbuloi Olivera Doçevska nga OJQ Platforma luftën kundër varfërisë.
Sipas statistikave, ndoshta ky fenomen negativ mund të jetë në rënie, por në realitet është tërësisht diçka tjetër, tek më të rinjtë, por edhe te personat e në moshën e tretë, varfëria rritet me një ritëm të përshpejtuar. Nevojiten numër i madh masash, programe dhe zgjidhje ligjore.
Shumica e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se standardi i ulët dhe fuqia blerëse e dobët e të rinjve është një arsye e mjaftueshme për t’u larguar nga vendi. Megjithatë, tek disa qytetarë ende ka optimizëm.
Nga Ministria e punës dhe politikës sociale thonë se zgjidhjet e reja ligjore do të ndikojnë në reduktimin e varfërisë. Me paketën e ligjeve të reformës sociale që janë në procedurë parlamentare, vlerësojnë se situata tek kategoritë e rrezikuara të qytetarëve do të përmirësohet.
Të dhënat zyrtare të statistikave shtetërore thonë se shkalla e varfërisë në vend është 22%. Më shqetësuese është situata mes të rinjve deri në moshën 17 vjeçe, ku varfëria arrin në 30 për qind. 16 për qind e pensionistëve konsiderohen të varfër./ALSAT
VIDEO:










