Mbi 6 mijë maqedonas kanë marrë shtetësi bullgare gjatë 2016

Gjithsej 6.196 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësi të Bullgarisë në vitin e kaluar. Kështu thotë raporti i Komisionit për shtetësi bullgare dhe bullgarët në shtete të jashtme.

Raporti tregon se krahasuar me vitin 2015, numri i shtetasve të Maqedonisë që kanë marrë pasaportë bullgare është rritur në vitin 2016 për 1.881 persona.

Siç bën të ditur rrjeti i gazetarisë hulumtuese ballkanike BIRN, nga 2005 e deri në vitin 2016, gjithsej 63.823 shtetas të Maqedonisë kanë deklaruar se kanë prjeardhje bullgare, respektivisht kanë marrë pasaportë bullgare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu