Në Maqedoninë e Veriut gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar mbi 600 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 220 raste janë regjistruar në ditë dhe se kjo situatë ka ndezur alarmin e institucioneve shëndetësore, por edhe qeveritare.
Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria mbrëmë ka sjell një sërë masash sidomos që kanë të bëjnë me restorantet dhe kafenetë, përcjell INA.
Ndër masat e vendosura janë ndalimi i DJ nëpër lokale, këngëtarëve, ulja e zërit të muzikës deri në 55 decibel si dhe zvogëlimi i numrit të mysafirëve në një tavolinë nga 12 në 4 veta.
“Numri i rritur i personave të infektuar rishtas të regjistruar nga ISHP në ditët e fundit është për shkak të mosrespektimit të masave të mbrojtjes. Gjatë fundjavës, Komisioni për Sëmundjet Infektive analizon sondazhet epidemiologjike në mënyrë që të përcaktojë më hollësisht shkaqet për numrin e lartë të rasteve në komunat, qytetet”, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.