Janë zbardhur detaje të tjera nga atentati që i mori jetën ish-shefit të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautajt ditën e sotme në Sukth.
Burime brenda Policisë bënë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur deri tani 50 gëzhoja, shkruan Panorama.
Ndërsa sipas ekspertizës mjekoligjore, kanë qenë plot 20 plumba ato që kanë kapur trupin e Ervin Dalipajt, duke e lënë të vrarë në vend.
I pari që është qëlluar ka qenë Dalipaj, i cili po drejtonte edhe automjetin. Ai ka marrë plumba në kraharor më së shumti. /albeu.com/