Mbipopullimi i mbrojtjes, francezi i Barcelonës drejt Premier League

Barcelona dëshiron të largojë disa lojtarë për të ulur nivelin e pagave dhe mes të sakrifikuarve do të jetë edhe Clement Lenglet.

Mbrojtësi i Francës nuk ka mundur të jetë titullar në sezonin e shkuar dhe talente si Ronald Araujo dhe Oscar Mingueza i morën vendin.

Me ardhjen edhe të Eric Garcias dhe praninë e Gerard Pique, bëhet edhe më e vështirë. Në këto kushte largimi është versioni i vetëm i zgjidhjes.

Mediet europiane raportojnë se e ardhmja e Lenglet është në Premier League. Everton e West Ham janë në bisedime me Barcelonën për huazimin e mbrojtësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu