Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

Për të ringjallur turizmin dhe për të inkurajuar vizitorët që të vijnë, autoritetet në Hong Kong vendosën të shpërndajnë 500 mijë bileta avioni falas. Iniciativa “Hello Hong Kong” ka nisur së fundmi, por ka më shumë se dy vjet që është në zhvillim e sipër.

Udhëtimi në Hong Kong ishte i ndërlikuar dhe i shtrenjtë gjatë pandemisë. Karantinat e rrepta, që kulmuan në 21 ditë izolim, dhe kërkesat për teste të shumta PCR penguan shumicën e udhëtarëve të vinin në Hong Kong.

“Biletat do të shpërndahen midis tre linjave ajrore: kompania kryesore Cathay Pacific, HK Express dhe Hongkong Airlines. 500,000 biletat kushtojnë pothuajse 255 milionë dollarë.

Udhëtarët që duan të udhëtojnë në Hong Kong falas mund të vizitojnë faqen e internetit World of Winners duke filluar nga 1 marsi për të futur detajet e lotarisë së tyre”, shkruan CNN, duke shtuar se biletat do të shpërndahen në tre valë: duke filluar nga 1 marsi për udhëtarët në të gjithë Azinë Juglindore, nga 1 prilli për ata që jetojnë në territorin e Kinës dhe nga 1 maji për banorët e pjesës tjetër të botës.

Në dy vitet e fundit, shumëçka ka ndryshuar në Hong Kong. Disa atraksione të preferuara lokale, si restoranti lundrues Jumbo Kingdom, janë mbyllur përgjithmonë. Të tjerët, si tramvaji i famshëm Peak, u rimodeluan gjatë pandemisë.

Para pandemisë, Hong Kongu kishte 56 milionë vizitorë në vit, dhe deri në vitin 2022 ky numër ka rënë në rreth 100,000. Autoritetet shpresojnë se biletat falas mund të përmirësojnë situatën e turizmit në Hong Kong dhe t’i bëjnë udhëtarët ta rikthejnë atë në listën e destinacioneve të preferuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu