Mbrëmë Haradinaj e refuzoi, a do të takohet sot me Ramën?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që sot të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në ora 11:00, ndonëse mbrëmë ky i fundit u shpreh se ka refuzuar takimin.

Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, është shprehur ai.

Haradinja deklaroi se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu