Mbreteresha Elizabet me mesazh të rrallë për britanikët: Ne do të triumfojmë përballë kësaj sfide

Mbretëresha e Anglisë ka dhënë sot një mesazh të rrallë për kombin, teksa afërsisht 5 mijë persona në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën nga koronavirus.

Mbretëresha 93 vjeçare, u shpreh se britanikët do t’ia dalin edhe përballë kësaj sfide. Ajo tha se është e vështirë të ndahesh nga njerëzit më të afërt, nga familjarët, për shkak të distancimit social. “Por ne do të bashkohemi sërish”, u shpreh Elizabet, në fjalimin e 4 të rëndësishëm gjatë mbretërimit të saj mbi 60 vjecar.

Mbretëresha ka shtuar se kjo situatë i kujton momente të Luftës së dytë Botërore.

Elizabet u ka kërkuar qytetarëve të respektojnë masat e kërkuara nga qeveria dhe ka shprehur vlerësimin e thellë për çdo punonjës në vijën e parë të luftës me pandeminë, çdo orë e të cilëve u shërben njerëzve. Mbretëresha ka theksuar se kjo është gjithsesi një betejë dhe përgjegjësi e çdo qytetari.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu