Mbreti Charles mban fjalimin e parë para deputetëve britanikë

Mbreti Charles ka mbajtur fjalimin e tij të parë para anëtarëve të Dhomës së Komunave dhe Dhomës së Lordëve si mbret. Përshëndetjet u paraprinë nga anëtarët e të dy organeve të cilët nga njëra anë nderuan mbretëreshën Elizabeth me fjalimet e tyre ndërsa shprehën respektin e tyre për mbretin e ri.

Mbreti Charles III tha se ishte “thellësisht mirënjohës” pasi zbuloi se çfarë do të thoshte Mbretëresha Elizabeth për të gjithë. Duke përdorur një citim nga Shekspiri, mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar tha: “Siç tha Shekspiri për Mbretëreshën Elizabeth të Parë, ajo ishte një model për të gjithë princat e gjallë”.

Kryeministrja britanike Liz Truss dhe lideri i opozitës Keir Starmer ishin gjithashtu të pranishëm në ëestminster Hall, ku u zhvillua ceremonia. Në krah të mbretit Charles III ishte gruaja mbretërore, Camilla.I shoqëruar nga gruaja, mbreti do të udhëtojë më vonë në Edinburg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu