Dita e sotme ka qenë e nxehtë në gadishullin iberik pasi po mbahet referendumi për ndarjen e Katalunjës nga shteti Spanjoll. Ajo që bie në sy, është se të pranishëm në votim kanë qënë dhe familja e lojtarit të kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.
Nga sa është parë deri tani, mësohet se familja e Balliut është pro shkëputjes së Katalunjës. Lojtari e ka shpehur hapur se dëshira e tij është që Katalunja të jetë shtet më vete.
Nuk dihet cila do të ishte zgjedhja e lojtarit kuqezi, nëse do t’i jepej rasti të zgjidhte midis kombëtares shqiptare dhe asaj Katalunjase, në rast se kjo e fundit krijohet, pasi atij i lejohet të bëjë zgjedhjen e tij.
Sakaq, Balliu do të vijë nesër në Shqipëri, pasi është grumbulluar nga Panuçi për dy ndeshjet e radhës, ndaj Spanjës dhe Italisë dhe do jetë në dispozicion të kombëtares kuqezi.











