Më 17 maj mbahet samiti Brdo-Brijuni, pritet të marrin pjesë Kosova e Serbia

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do t’i presë liderët e procesit Brdo-Brijuni për rritje të bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për një samit në Brdo më 17 maj. Para këtij samiti Pahori pritet t’i takojë veç e veç liderët e shteteve të rajonit.

Siç raporton agjencia sllovene e lajmeve STA, Pahori pritet të vizitojë Kosovën të mërkurën e ardhshme, ku do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Ndërkaq, në po të njëjtën javë presidenti slloven pritet t’i takojë edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian ka krijuar iniciativa të shumta me qëllim të rritjes së bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Madje, sipas QKSS-së, deri sot iniciativa politike më e lavdërueshme e udhëhequr nga BE-ja, e cila ka shtyrë promovimin e bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar perspektivën e BE-së për rajonin, është procesi Brdo-Brijuni, i iniciuar nga Sllovenia dhe Kroacia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu