Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhjen e parë të përbashkët më 25 janar të vitit të ardhshëm. Kjo u konfirmua nga Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi në një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministren e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi.
“Edhe sot e konfirmuam datën për mbajtën e mbledhjes së parë mes dy qeverive tona e cila do të mbahet me 25 janar 2021”, tha Grubi. Ndryshe, ky është takimi i dytë që mbahet mes dy zëvendëskryeministrave të Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.









