Me flamurin kuqezi në makinë, reperi serb i tërbon të gjithë (VIDEO)

Një repist i ri serb ka bërë “namin” me këngën e tij të re, duke i portretizuar dy kombet si një familje të madhe. I riu, Aleksandar Milosavljeviç, është me origjinë serbe por prej vitesh jeton në Cadenazzo të Italisë ku edhe vijon karrierën si këngëtar.

Në këngën e tij më të fundit “Cani sciolti”, Aki Aki flet ndryshe nga serbët e tjerë, duke i konsideruar shqiptarët miq.

“Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë, ti e di.”

Në video gjithashtu mbi disa makina të zeza janë vendosur tre flamuj, ai i Serbisë, i Shqipërisë dhe ai i Zvicrës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu