“Më ftoi Luana, në media pashë që do ta bënte Arbana”, menaxheri i VIP-ave zbardh prapaskenat e Big Brother VIP

Ndërsa po afron edicioni i dytë i Big Brother VIP, Xhani Demika, i njohur si menaxheri i VIP-ave, thotë se nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij formati.

Për Ora Verore ai zbuloi arsyen por edhe disa të pathëna të tjera rreth edicionit të parë.

“Më ka ardhur ftesa kur u diskutua që do ta bënte Luana. Shumë vonë e kam marrë vesh nga mediat që do ta bënte Arbana. E kam shumë problem pjesën e përballimit të mbyllur në ato mure. Nuk do ta pranoja”.

Megjithatë ai ka një pasion që nuk do ti rezistonte.

“Dancing With the Stars” do ta pranoja më shumë qejf. Është diçka argëtimi që do ta pranoja me gjithë qejf”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu