Me koronavirus edhe drejtori i Nefrologjisë në Shkup

Drejtori i Klinikës së Nefrologjisë, Ivan Barbov është pozitiv ndaj Covid 19 dhe ndodhet në izolim shtëpiak.

Ai është testuar dje përshkak se kishte patur kontakte me pacientë të dyshuar për Covid 19 edhe pse siç thotë, edhe ata edhe ai kanë qenë me pajisje mbrojtëse.

Ai shprehet se që 4 muaj pandemi, ai vazhdimisht ka qenë në vendin e punës dhe nuk është kursyer për orarin e punës.

“Dje u testova përshkak kontakteve me disa pacientë të cilët rezultuan pozitiv, edhe pse edhe ata edhe unë ishim me pajisje mbrojtëse. Nuk kam simptoma dhe nga dje jam në vetizolim shtëpiak. Në katër muajt e fundit vazhdimisht kam qenë në punë, nuk jam kursyer me rotacione. Me qëllim më mirë ta organizoj punën në klinikë dhe të jem në dispozicion për gjithë pacientët. Vazhdimisht kam mbajtur maskë në dhe jashtë vendit të punës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, nga Covid 19 deri tani janë infektuar dhjetëra punonjës shëndetësorë, ndërsa para pak ditësh, betejën e humbi mjeku i njohur nga Tetova, Arifhikmet Dehari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu