Më në fund, Bora dhe Donaldi shfaqen publikisht bashkë

Më në fund, Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë dalë bashkë publikisht. Në fakt, ka qenë Semi Jaupaj ajo e cila ka publikuar një fotografi me dyshen nga festivali “Sunny Hill”. “Shokë përgjithmonë” ka shkruar ajo. Kjo foto është marrë si një shenjë që ata kanë vendosur të mos fshihen më nga publiku.

Kujtojmë që thashethemet se Bora dhe Donaldi janë rikthyer bashkë nisën pak javë pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Ndonëse ata nuk pranonin gjë publikisht, ishin fotot e shkrepura nga fansat që tregonin se moderatorja dhe aktori i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

Gjatë kohës që Donaldi ishte brenda shtëpisë së famshme, nisi një lidhje me Beatrix Ramosaj. Kjo bëri që të përballej me shumë kritika për faktin se aktori i humorit i kishte dhuruar një varëse moderatores. Ndonëse ata nuk ishin të lidhur, kjo u mor si një shenjë për ribashkim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu