Me pasaportë të Maqedonisë pa viza mund të udhëtohet në 130 shtete

Qytetarët e Maqedonisë pa viza mund të udhëtojnë (hyjnë) në 130 shtete të botë, që është për tre herë më shumë se vitin e kaluar. Me këtë, sipas renditjes së “The Henley Passport Index”, pasaporta e Maqedonisë është në vendin e 38-të në botë dhe shënon një kërcim prej shtatë vendeve në krahasim me vitin e kaluar.

Në listën e vitit 2025 Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria janë në vendin e 43-të, Turqia në vendin e 46-të dhe Kosova në vendin e 61-të.

Pasaporta më e fuqishme në botë këtë vit e mban Singapori, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa viza në 193 nga gjithsej 227 vende.

Në vendin e dytë janë Japonia dhe Koreja e Jugut me qasje deri tek 190 destinacione pa vizë paraprake, e treta është Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Spanja dhe Finlanda me qasje deri tek 189 destinacione.

Në vendin e katërt me një pasaportë i cili lejon udhëtime pa viza në 188 vende janë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, në vendin e pestë me mundësinë e udhëtimit pa viza në 187 destinacione janë Greqia, Zvicra dhe Zelanda e Re.

Me pasaportë britanike ju lejon të udhëtoni lirshëm në 186 vende, duke e renditur atë në vendin e gjashtë, ndërsa pasaporta amerikane është në vendin e 10-të dhe ju lejon pa viza të udhëtohet në 182 destinacione.

Pasaporta e cila është me renditjen më të ulët e cila lejon udhëtimin pa viza në vetëm 25 vende është ajo e Afganistanit, pas çka vijon Siria me pasaportë që lejon udhëtimin në 27 destinacione dhe Iraku me pasaportë që lejon udhëtimin pa viza në 30 vende.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu