Me propozimin e Ronaldos: Ç’tjetër blerje pritet të bëjë Al-Nassr?

Fakti që ai ende nuk mund të luajë për klubin e tij të ri nuk e pengon Cristiano Ronaldon që ta përshtasë ekipin sipas dëshirës së tij.

Al-Nassr ndau 500 milionë euro për një kontratë dyvjeçare me portugezin, por për sukses më të madh, atij do t’i duhet ende të rrisë konkurrencën në dhomën e zhveshjes.

Edhe për këtë aspekt, Ronaldo duket se do të ketë mbështetjen të madhe, duke iu dhënë mundësia të propozojë disa blerje.

Kështu, thuhet se portugezi dëshiron që një mik dhe një bashkatdhetar i tij prej kohësh, t’i bashkohej në Arabinë Saudite në një periudhë të shkurtër kohore.

Fjala është për Pepe-n. Ky i fundit, me eksperiencë dhe jo më pak agresiv, po hyn në periudhën e fundit të kontratës me Porton, ndaj Ronaldo kërkon që ta ketë krah në sfidën e re saudite.

Al-Nassr nuk do të hezitojë të plotësojë të gjitha kërkesat e legjendarit Ronaldo, ndaj dhe qendërmbrojtësi u fut menjëherë në listën e prioriteteve. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu