Media austriake: Ja sa para loboi VMRO në SHBA

Shkupi kërkon zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, për ti hapur rrugë integrimeve euro-atlantike, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Vizita e parë e ministrit të jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, u bë në Athinë. Kjo ishte shenjë e zgjidhjes së kontestit të emrit mes dy fqinjëve. Kolegu i tij grek, Nikos Kotzias tha se Greqia është e gatshme për një “kompromis të drejtë”. Maqedonia zyrtarisht mban emrin “Ish republika jugosllave e Maqedonisë” (Fyrom) në OKB, ndërsa prej 2005 janë bllokuar euro-integrimet si pasojë e vetos greke. Në Greqi është një provincë veriore me të njëjtin emër “Maqedoni”.

Qeveria e re kërkon zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit të emrit dhe integrimin e vendit. Ai pretendon gjithashtu se nga ish qeveria e VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit, vendi është zhytur në borxhe të shumta. Gruevski gjatë qeverisjes 11 vjeçare shkonte gjithmonë e më shumë drejt autoritarizmit.

Tani klika e Gruevskit akuzohet për shpërdorim detyrash, ndërsa VMRO nga fundi 2015 deri në fillim 2017 kishte lobuar një milion dollarë në SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu