Media italiane jep lajmin e bujshëm: Papa Françesku do të jap dorëheqjen

Thashethemet për një dorëheqje të mundshme të Papës kanë qarkulluar orët e fundit në mediat italiane.

Gazeta Libero Quotidiano ka botuar një artikull, sipas të cilit, Papa po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës ai do të mbushë 85 vjeç më 17 dhjetor ashtu edhe për problemet e tij të fundit shëndetësore.

Arsyeja e publikimit është operacioni që Papa iu nënshtrua në zorrën e trashë në fillim të korrikut. Vihet re se Benedikti XVI , ish -Papa, dha dorëheqjen në moshën 85 -vjeçare.

Deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga Selia e Shenjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu