Mediat britanike: Shaqiri drejt Arsenalit

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli dhe do t’i bashkohet Arsenalit në fund të këtij sezoni, sipas mediave britanike.

Në Emirates, anësori nga Kosova do t’i gjente dy shqiptarë të tjerë, bashkëlojtarin e vet te Kombëtarja e Zvicrës, Granit Xhakën, dhe ish-mbrojtësin e Gjermanisë, Shkodran Mustafin.

28-vjeçari nga Gjilani i ka bërë vetëm katër paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.

Një seri lëndimesh dhe gara e fortë për një vend në sulm kanë bërë që mundësitë e Shaqirit për të luajtur në skuadrën e Jurgen Klopp të kufizohen dukshëm këtë sezon.

Sipas Football Insider, Shaqiri do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Besohet se ai është i vetëdijshëm se është duke e luftuar një betejë të humbur për kundër Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Mohamed Salah për vijën e sulmit.

Klopp nuk do ta pranonte largimin e tij në janar, por do të pajtohej la linte të lirë anësorin në verë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu