Mediat e huaja pasqyrojnë maratonën e bisedimeve në Reçicë: BDI kishte dy kërkesa, OBRM i refuzoi

Nata e mbrëmshme nuk ka kaluar pa vëmendje nga mediat ndërkombëtare.

“Konservatorët e OBRM-PDUKM dështuan për të krijuar qeverinë e re, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni,” shkruan rp-online.de. “Në rast të kundër partia më e madhe maqedonase ka kërcënuar me tensionim të situatës.”

“Gruevski ka hedhur poshtë dy kërkesat e partisë BDI. E para për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë dhe e dyta për zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale,” shkruan media gjermane “Deutschlandfunk” dhe media amerikane “Foxneës”.

“Maqedonia dështoi të krijojë qeverinë e re mes partnerëve strategjikë BDI dhe OBRM-PDUKM, përkundër bisedimeve intensive në minutat e fundit,” shkruan AP. “Mandatin për krijimin e qeverisë tani e merr partia social-demokrate LSDM, megjithatë partia e Nikola Gruevskit ka kërkuar zgjedhje të reja, për të evituar një përplasje të re ndër-etnike.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu