Mediat greke alarmojnë: Avionët turq po na provokojnë

Dy avionë luftarakë turq F-16 fluturuan 19,000 feet (5790 metra) mbi ishujt grekë të Anthropofagoi, në jugperëndim të Samos.

Avionët turq u identifikuan dhe u kapën nga avionët grekë, sipas rregullave dhe praktikave standarde ndërkombëtare, shkruan Protothema.

Dy avionët turq kanë hyrë në FIR të Athinës pa paraqitur plan fluturimi duke shkelur hapësirën ajrore kombëtare dhe kanë kryer fluturime, sot ( 26 korrik) në orën 15:02, mbi ishullin Anthropofagoi./Abcnews.al/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu