Mediat greke: Dendias “gozhdoi” Turqinë për depërtimin në Shqipëri, kjo bie ndesh me “acquis europiane”

Mediat greke shkruajn se ministri i tyre i Jashtëm Nikos Dendias, ka lëshuar “thumbime”, për depërtimin e Turqisë në Shqipëri, pak orë pas marrëveshjes së qeverisë së Tiranës me kompaninë turke që prodhon dronët Bayraktar dhe falënderimit të Ramës për Erdoganin.

Duke treguar gatishmëri të Greqisë për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE , Nikos Dendias tha se “është një rrugë njëkahëshe kur janë shfaqur forcat revizioniste që duan që ne të kthehemi në kohë dhe perceptime të tjera dhe duan të ndikojnë në Ballkanin Perëndimor, jo me synimin e bashkëpunimit, por për krijimin e zonave të ndikimit”.

Vihet re se ky raport i ministrit të Punëve të Jashtme greke është bërë një ditë përpara vizitës së Kyriakos Mitsotakis të planifikuar për nesër, të enjten (22/12) në fshatrat minoritare greke.

Në të njëjtën kohë, Nikos Dendias iu referua identifikimit të pikëpamjeve me homologun e tij shqiptare Olta Xhaçka për përshpejtimin e dialogut mbi bazën e marrëveshjes politike ekzistuese mbi parimin që është lidhur dy vjet më parë për të arritur një kompromis që do të mundësojë të depozitohet një bashkënënshkrues në Hagë.

Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme e Shqipërisë iu referua edhe çështjeve të tjera që mbeten pezull, por përcaktimi i kufijve, me çështjen e “piramidave” dhe marrëveshjen për të shmangur incidentet kufitare.

Kujtohet se Nikos Dendias gjatë vizitës së tij në Shqipëri do të ulet në një drekë të shtruar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa gjatë qëndrimit në Tiranë do të vizitojë Kolegjin Greko-Shqiptar Arsakeio, si dhe shkollën shqiptaro-amerikane “Protagonides”, e cila funksionon në kuadër të Fondacioni “Fryma e Dashurisë” i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu