Mediat greke: Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Kosovë ka bërë shumë bujë edhe në Greqi.

Nevojën e një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë, mediat greke e kanë komentuar si një dëshirë të shqiptarëve për Shqipërinë e madhe.

“Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet”, apo “Edi Rama ëndërron si Erdogan; kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet”, këto janë frazat e përdorura në “Alpha Tv” nga gazetari i njohur Dhimos Verikios.

“Deklarata bombë e Ramës që mori përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Politiken e Jashtme, për rrezikshmërinë e lartë të ndryshimit të kufijve, mbetet ëndrra shqiptare”, kështu tha gazetari Nikolas Vafiadhis në “ANT1 TV”.

Deklarata e kryeministrit shqiptar është publikuar në çdo media, të shkruar dhe vizive greke, në shumicën e rasteve me habi, me pikëpyetje dhe duke u komentuar se bie ndesh me deklaratat Kotzias për marrëveshje miqësore, negociata drejt konsensusit për kufirin detar, si dhe për dhënien fund të retorikës shumëvjeçare mes dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu