Mediat kroate kritikojnë UEFA-n: Tërhiqni vendimin për të çuar Xhakën e Shaqirin në Serbi

Vendimi i UEFA-s për ta luajtur ndeshjen Bjellorusi-Zvicër në Novi Sad të Serbisë ka ngjallur edhe reagimin emediave kroate, të cilat e njohin mjaft mirë realitetin në Ballkan dhe i tremeben faktit se ndaj lojtarëve shqiptarë mund të ketë sulme verbale dhe fizike.

Sipas “24sata.hr”, vendimi i UEFA-s është përtej çdo lloj logjike. Kjo gazetë shton se politika do të dalë sërish në plan të parë, aq më tepër që në Kombëtaren e Zvicrës janë shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Tportal” thekson se vendimi i UEFA-s është i pamenduar dhe i çuditshëm ndërsa bën thirrje që UEFA të tërhiqet nga vendimi për të çuar në Serbi Xhakën dhe Shaqirin pasa asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit të grupit në Kupën e Botës mes Serbisë dhe Zvicrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu