Mediat Maqedonase:” Në himnin e Maqedonisë edhe Naim Frashëri, Xhemë Hasa e Mefail Zajazi”

Sipas portaleve maqedonase lideri i LSDM-së Zoran Zaev i ka informuar anëtarët e Komitetit Qendror se pjesë e marrëveshjes së koalicionit me BDI do të jenë edhe rezultatet e bisedimeve rreth ndryshimit të flamurit, himnit dhe stemës së shtetit.

Zoran Zaev, sipas këtyre portaleve, ka thënë se ndryshimi do të vijë në fazën e dytë, njëkohësisht spekulohet se edhe emra të figurave shqiptare duhet që të shtohen në tekstin e himnit.

Kështuqë, përkrah Goce Dellçevit,Pitu Gulit, Dame Gruevit, e Jane Sandansikt duhet të shtohen edhe emrat e Naim Frashërit , Xhemë Hasës, Mefail Zajazit, etj.Praktikisht, marrëveshja e Zaevit është për ndryshimin e identitetit të Maqedonisë, i cili shkel parimet themelore siç janë gjuha, flamuri, stema dhe himni, citojnë këto portale


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu