Mediat maqedone i reagojnë Taravarit: Vetëm flamuri shqiptar në zyrë

Mediat maqedonase i kanë reaguar kryetarit të ASh-së njëherit edhe Ministër i Shëndetsisë pas publikimit të një fotografie nga kabineti i tij, ku shihet vetëm flamuri shqiptar përskaj flamurit amerikan dhe europian. Mungesën e flamurit maqedonas në zyrën e Taravarit e kanë vërejtur disa media të vilat i kanë reaguar për ketë.

“Pas koordinimit të parë të ministrave shqiptarë në Qeveri, nuk kishte flamur maqedonas por vetëm flamur shqiptar, tani praktika vazhdon në kabinetet e ministrave.

Sot në njoftimin e Arben Taravarit në rrjetet sociale shihet se në kabinetin e tij ka vend vetëm për flamurin shqiptar, amerikan dhe të BE-së, por flamuri maqedonas nuk gjendet askund. Përdorimi i flamujve ishte një nga çështjet kryesore që VMRO-DPMNE shpesh e ka ngritur në publik dhe e ka sulmuar LSDM-në. Në skandalin e parë në qeverinë e re, kur nuk u vendos flamuri maqedonas, u shpreh edhe Maksim Dimitrievksi nga ZNAM, i cili kërcënoi se do të largohej nga qeveria nëse incidenti i tillë përsëritet. Por më pas Kasami dhe Taravari reaguan ashpër ndaj tij duke i thënë se fushata zgjedhore kishte mbaruar, gjë për të cilën ZNAM nuk komentoi më.

Tani shtrohet pyetja nëse kjo praktikë, e cila është shumë e qartë se do të përsëritet, do të jetë sërish një rast për turbullira në koalicion. Partitë shqiptare duket se vazhdojnë praktikën e tyre pa u shqetësuar për porositë e partnerëve të koalicionit”.-shkruajnë Lokalno.mk, Info24 dhe fisa media të tjera.

Повторно исчезна македонското знаме, во кабинетот на Таравари само албанското

Повторно исчезна македонското знаме, во кабинетот на Таравари само албанското (ФОТО)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu