Mediat ndërkombëtare paralajmëruan për telashe por kryeministri Haradinaj mbërrin pa probleme në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Bruksel pasditen e së enjtes, ku do të takohet me udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Shefi i ekzekutivit kosovar i ka kaluar pa ndonjë telash kufijtë, ndryshe nga siç paralajmërohej nga mediat ndërkombëtare.

Ditë më parë, Reuters shkroi se Haradinaj mund të arrestohet gjatë udhëtimeve jashtë vendit, edhe pse mban postin e shefit të ekzekutivit, nëse Serbia nuk e tërheq fletarrestin kundër tij që e ka dërguar në Interpol.

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Avni Arifi, ka publikuar një fotografi nga Belgjika, në llogarinë e tij në Facebook, nëpërmjet së cilës ka konfirmuar arritjen e Haradinajt në Bruksel.

“Shteti i Kosovës do të jetë shtet i BE-së. Ky proces është i pandalshëm sado i vonuar”, ka shkruar Arifi në foton së publikuar në rrjetin social në pasditen e së enjtes. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu