Mediat ruse kryqëzojnë Morgan Freeman: Po akuzon Serbinë për gjenocid për të mbrojtur myslimanët

Morgan Freeman është vetëm një gurë i vogël në mozaikun e madh të narrativës serbofobike dhe rusofobike që është përhapur në mediat dhe elitat e Perëndimit, thotë Srdja Trifkovic, redactor për çështje të jashtme në magazinën Chronicles, shkruajnë mediat ruse.

“Serbët duhet fajësuar për lufëtrat n ëish-Jugosllavi, për gjenocidin dhe spastrimin etnik”, thotë aktori Morgan Freeman në një dokumentar.

Këto deklarata aktori Freeman i ka bërë gjatë një dokumentari të National Geographic për luftën dhe masakrat në Bosnje.

“Dokumentari është një karikaturë e madhe për luftërat në Jugosllavi. Në një konflikt ku kanë qenë tri palë: serbët, kroatët dhe myslimanët – duhet të trajtohen në mënyrë të barabarë kur flitet për to. Narrativa e këtij dokumentari është e fokusuar më shumë për viktimizimin e myslimanëve. Aty shihet qartë se ka një tendencë politike për të arsyetuar Perëndimin, në veçanti SHBA’të dhe NATO’n dhe involvimin e tyr ndaj myslimanëve. Kredencialet e Freeman për të folur për një çështje të tillë janë inekzistence. Shtoja këtu edhe kredibilitetin e tij personal dhe turbulencat që ka pasur në jetën e tij personale. E diskreditojnë atë nga ky debat ka thënë Trifkovic për mediat ruse shkruan Periskopi.

“Ne tani jemi duke parë e dëgjuar edhe storie nga mediat perëndimore se si disa paramiltarë serbë po trajnohen në Rusi dhe storie të tilla menjëherë po merren nga shtypi mysliman i Bosnjës dhe madje botohen edhe në media si Guardian dhe si të tilla përdoren edhe për dokumentare. Në këtë kufi, mendoj se Morgan Freeman është vëtem një gurë i vogël në mozaikun e madh perëndimor të shfaqur rusofob dhe serbofob”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu