Mediat serbe: Mes Beogradit Kosova po trajtohet si shtet i pavarur

Tabloidet serbe kanë mbushur ballinat me një lajm sipas tyre skandaloz, në Beograd një festival i letërsisë ka ftuar kosovarë në një panel diskutimi dhe po trajton Kosovën si shtet të pavarur.

Gazeta serbe Kurir dhe media propaganduese ruse Sputnik i prijnë mediave tjera serbe të tilla ultranacionaliste me protestën ndaj këtij ofendimi të madh për serbët.

Shoqata letrare Krokodil e Beogradit ka organizuar festivalin e letërsisë në Beograd dhe janë ftuar edhe kosovarë në mesin e plot mysafirëve nga plot shtete tjera.

Ajo që i ka zemëruar për së tepërmi këto media ishte njoftimi i publikuar në ueb faqen e tyre ku Kosova shënohej si shtet i posaçëm krah shteteve tjera.

Edicioni i trembëdhjetë i festivalit të letërsisë Krokodil që nis të enjten përfshin në program edhe një debat me temën me emërtimin simbolik “BordersVS.FRontiers” ku merr pjesë në diskutim edhe pjesëmarrës nga, siç e quajnë mediat e , ‘shteti i rremë i Kosovës’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu