Mediat serbe “shpërthejnë” për blerjen e helikopterëve: Kosova po armatoset (FOTO LAJM)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është caktuar një ekip ndërministror i cili do të bëj identifikimin e nevojave shtetërore për blerjen e helikopterëve.

Në takimin që pati Mustafa me disa ministra u vendos që këta helikopterë të blihen nga kompanitë më prestigjioze në botë.

Ky lajm nuk iu ka ikur mediave serbe, të cilat sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar se shteti i Kosovës shumë shpejtë do të bëhet me helikopterë.

Agjencia e lajmeve Tanjug, gjatë ditës ka cituar Mustafën duke thënë se helikopterët do t’i nevojiten Kosovës për raste emergjente./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu