Mediat serbe: Vuçiq kërkoi të dënohet sjellja e palës kosovare pas takimit të mbrëmshëm

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini që të reagojë publikisht dhe të dënojë sipas tij joprofesionalizimin dhe papërgjegjësinë e palës kosovare.

“Në qoftë se kjo nuk ndodhë, do të jetë një shenjë e qartë se kosovarët nuk duan ndonjë bisedë, por ata duan me çdo kusht të kërcënojnë paqen e brishtë dhe stabilitetin”, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Në Bruksel gjatë natës së kaluar pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që t’i tejkalojnë tensionet dhe të vazhdojnë dialogun, dhe që të dyja palët të përqendrohen në punë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu