Mediat serbe: Vuçiq, Vulin e Daçiq, trashëgimtarë të politikës së partnerëve të tyre, që kryen krime ndaj shqiptarëve

Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, edhe atëherë, sikurse sot, mafia kishte një lidhje të thellë me përfaqësuesit e shtetit, domethënë, shteti doli të ishte organizatori i saj, më saktësisht mbledhësi i vra sësve në formacionet që ata i quanin para-shtetërore, në mënyrë që të fshihnin lidhjen e vet dhe pjesëmarrjen në kr ime.

Menjëherë prapa tyre, qëndronin krenarë, me dëshirën për t’u ekspozuar sa më shumë në atë realitet të errët kriminal, ishte pikërisht treshja e pushtetit aktual – Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin, Ivica Daçiq.

Më tej gazeta serbe shkruan se, për lidhjen e klanit mafioz të Veljko Belivuk me treshen aktuale në pushtet, trashëgimtarët e drejtpërdrejtë, dëshmitarët dhe pjesëmarrësit në kohën e lidhjes së Millosheviqit, Markoviqit dhe Sheshelit me Skorpionët (Akrepët), tigrat e Arkanit dhe kasapët e tjerë pro-serbë, do të vërtetohen faktet në një të ardhme të afërt ose të largët, pavarësisht nga faktet, të cilat tashmë janë shfaqur qartë, e të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis këtyre pushtetarëve gja kpirës dhe publikut (të cilën e formësojnë duke abuzuar me mediat, si pushteti aktual ashtu edhe pushteti i viteve 90’ta), sipas dokumenteve video dhe audio, prova të regjistruara të kri meve.

Siç tha presidentja e Rrjetit Elektronik të Mediave, Olivera Zekiq, transmetimi i këtyre skenave nga ferri para një publiku shumëmilionësh kishte një funksion edukativ. Duke pasur parasysh se këto janë sinjale gjithnjë e më të forta dhe tregues se këta vrasës brutalë u rritën dhe u zhvilluan pothuajse me regjimin e Aleksandar Vuçiq, mbase ky karakter edukativ është shteruar në synimin e regjimit që shoqëria të ballafaqohet dhe të merret me armiqtë e saj brenda rrethit mafioz.

Sidoqoftë, nëse e injorojmë këtë rezultat dhe përshkrim gjithnjë e më real të realitetit lokal socio-politik dhe pretendojmë se janë njerëzore dhe normale këndet civilizuese të vëzhgimit janë akoma të mundshme, mbi shpjegimin e shfaqjes së fundit të filmimeve të kufomave nga përballja mafioze si edukative, mund të shihet si një çështje e një natyre edukative, gjithashtu.

Kjo pyetje i referohet asaj që quhet në shkencë – ballafaqimi me të kaluarën kr iminale të luftës, drejtësinë kalimtare. Duke dalë nga shoqëria nga narrativa krimi nale dhe duke shenjtëruar realitetin në të cilin individët në emër të popullit, kryen masakrat më të egra ndaj popujve të tjerë.

Ndryshe, para më pak se një vit, në guroren “Kizhevak” në Komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën, u zbulua lokacioni i pestë në Serbi, ku u gjetën eshtrat e civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë në 1999.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu