Mediat spanjolle e krahasojnë me Agueron, Koeman i kërkon Laportas mbajtjen e Manajt

Karriera e Rey Manajt ka marrë një trajektore komplet tjetër nga ajo çfarë pritej.Het-triku në miqësoren kundër Gimnastica disa ditë më parë, dhe goli kundër Gironës ditën e djeshme, ka futur në mendime drejtuesit e Barcelonës për të ardhmen e sulmuesit të Shqipërisë.

Katalanasit kishin menduar ta shisnin për të fituar një shumë të mirë parash, por performanca e mirë e Manajt ka bërë që drejtuesit të ndërrojnë mendje.

Me Antonine Griezmann, Philippe Coutinhon dhe Martin Braithëaite drejt largimit, në skuadër do të mbetej vetëm Sergio Aguero si sulmues qendre.

Duke parë dëmtimet e shpeshta që pësoi argjentinasi sezonin e kaluar, Barcelona nuk kërkon që të privohet nga mungesa e një sulmuesi të dytë.

Sipas mediave spanjolle, duke parë performancën në rritje të Manajt, Ronald Koeman i ka kërkuar presidentit Joan Laporta të mos e shesë sulmuesin shqiptar, por të mbahet si element i rëndësishëm në skuadër.

Madje, mediat spanjolle shkojnë dhe më tej duke e krahasur Manaj me shokun e skuadrës Agueron, pasi pozicioni dhe lëvizshmëria në sulm është pothuajse identike.

Lëndimi i djeshëm mund të favorizojë edhe më shumë 24-vjeçarin pasi asnjë skuadër nuk do të blinte një futbollist të dëmtuar, dhe Manaj mund të provonte sërish shanset e tij tek skuadra e parë e Barcelonës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu